Programi Informatikë Inxhinierike

Misioni i programit të studimit Bachelor në Informatikë Inxhinierike është plotësisht në përputhje me misionin e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë dhe Fakultetit të Shkencave Aplikative.

Programi ka për qëllim të krijojë dije përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke nxitur inovacionin, integritetin akademik dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor. Programi i studimit synon të kontribuojë në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit, duke përgatitur të diplomuar të aftë për t’iu përgjigjur dinamikave të teknologjisë moderne dhe kërkesave të tregut të punës. 

Misioni i programit Baçelor “Informatikë Inxhinierike” është përgatitja e studentëve në fushën e shkencës kompjuterike, inxhinierisë dhe teknologjisë së informacionit. Synimi është që studentët të pajisen me aftësi dhe njohuri të avancuara në programim, zgjidhjen e problemeve inxhinierike dhe zhvillimin e sistemeve të integruara, duke integruar komponentë mekanikë, elektrikë dhe kompjuterikë për të realizuar zgjidhje praktike dhe efektive.

Duke marrë parasysh përparimin e vazhdueshëm të teknologjisë dhe ndikimin e saj në shoqëri, misioni i programit përfshin formimin e profesionistëve të cilët jo vetëm që zotërojnë njohuritë teknike, por edhe aftësitë për të integruar inovacionin dhe kreativitetin në projekte reale. Në këtë mënyrë, programi kontribuon në zhvillimin e teknologjive të reja, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe ndërtimin e një shoqërie të bazuar në dije.

Rezultatet e të nxënit për programin e studimit Informatika Inxhinierike  janë:

  • të aftësojë studentët në gjuhë të ndryshme programimi (p.sh. C#, Python, MATLAB, programim të orientuar drejt objekteve) dhe në zhvillimin e softuerit, përfshirë zhvillimin e aplikacioneve web dhe mobile, të veçanta për inxhinierinë informatike;
  • të aplikojnë koncepte dhe teknika të avancuara matematike për të zgjidhur probleme inxhinierike, përfshirë matematikën financiare dhe matematikën e aplikuar për inxhinierinë informatike;
  • të kenë aftësinë të dizajnojnë, zhvillojnë dhe implementojnë sisteme të integruara, sisteme automatike kontrolli dhe programim PLC brenda fushës së inxhinierisë informatike;
  • të kuptojnë parimet e rrjeteve kompjuterike, protokollet e komunikimit, sigurinë e rrjetit dhe kriptografinë, duke siguruar sisteme komunikimi të sigurta dhe efikase në inxhinierinë informatike;
  • të jenë të aftë të integrojnë sisteme mekanike, elektrike dhe kompjuterike në zgjidhjet inxhinierike, përfshirë teknologjitë e IoT dhe automatizimin e objekteve;
  • të posedojnë aftësi të forta komunikimi dhe shkrimi akademik të përshtatura për inxhinierinë informatike, së bashku me aftësi praktike biznesi në shitje, marketing, menaxhim, sipërmarrje dhe menaxhim projektesh;
tp-bottom