Qendra Shëndetësore Universitare

Misioni

Misioni i Qendrës Shëndetësore Universitare (QSHU) është rritja e suksesit të studentit, duke ofruar shërbime të kujdesit shëndetësor ambulantor me cilësi të lartë, lehtësisht të arritshme dhe të bazuara në parimet shkencore bashkëkohore.

Qendra Shëndetësore  Universitare (QSHU), e vendosur në mënyrë të përshtatshme në kampus, është në dispozicion për të gjithë studentët, stafin e universitetit dhe familjarët e tyre, qoftë për trajtimin e një sëmundjeje, lëndimi apo injektimet e rregullta të barnave të ndryshme.

Do të ofrohet kujdesi shëndetësor nga mjeku dhe infermierët në hapsirën e kampusit.

 

Informacion i përgjithshëm

Kujdesi shëndetësor i studentëve sigurohet nga Qendrën Shëndetësore Universitare (QSHU), që është një strukturë ambulantore e kujdesit shëndetësor të studentëve që ndodhet në kampusin e UFAGJ-së.

QSHU-ja do të ketë mjekun e vet dhe një infermiere, me orar të plotë, në kohën e caktuar,  në mënyrë që shërbimet e kujdesit shëndetësor të jenë në dispozicion të studentëve në kampus. QSHU-ja, gjithashtu punon ngushtë me spitalet regjionale, atë të Gjakovës “Isa Grezda”, Prizrenit “Dr. Daut Mustafa”, Spitalit të Pejës, si dhe të ShSKUK-së në Prishtinë, sipas nevojës  dhe patologjisë bashkëpunon me specialistët e tyre për të koordinuar referimet për studentët e UFAGJ-së.

Qendra Shëndetësore Universitare është e hapur gjatë vitit akademik, megjithatë, te rastet kur një student mund të ketë nevojë për kujdes shëndetësor do të vazhdohet nga ofruesit e tjerë lokal të kujdesit shëndetësor (mbrëmjeve, fundjavëve ose kur një mjek nuk është i disponueshëm për shkak të sëmundjes akute ose situata emergjente).

Nëse studentët kanë nevojë për kujdes shëndetësor, kur shërbimet e QSHU-së nuk janë të disponueshme, studentët inkurajohen të shkojnë në një nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, apo urgjencat në spitalet regjionale. Për raste urgjente shëndetësore  të vërteta, në kohën pas orarit të rregullt të punës të QSHU-së, studentët duhet të telefonojnë në Emergjencën e qytetit të Gjakovës.

 

Shërbimet e mjekut dhe infermierisë

QSHU-ja punëson mjekun e kualifikuar, infermieren e kualifikuar për të ofruar shërbime të kujdesit shëndetësor cilësor. Do të jenë dy dhoma - Ambulanta të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

Në dhomën - Ambulantën e parë, do të punon mjeku i kualifikuar për shërbimet e studentëve, ndërsa dhoma - Ambulanta e dytë do të jetë e “Shputës Diabetike”, e cila do të udhëhiqet sipas projektit SMAHPC nga studentët dhe nga tutorët (profesorët dhe asistentët e UFAGJ-së, të përfshirë në këtë projekt)  ku do të japin shërbime për pacientët dhe familjarët me sëmundjen e diabetit.

Ambulanta e parë,  planifikohen këto shërbime:

  • Vizitat e mjekut dhe infermierisë kur studenti është i sëmurë ose i lënduar;
  • Aplikimi i terapisë  të përshkruara nga spitalet regjionale dhe ambulantat lokale;
  • Imunizimet rutine, dhe ato për udhëtime ndërkombëtare;
  • Shërbime laboratorike;
  • Shërbime të veçanta shëndetësore, si heqja e penjëve dhe kujdesi për plagët;
  • Vizitat kontrolluese të studentëve pas daljes nga spitali ose një institucion i kujdesit urgjent;
  • Vizitat sistematike të studentëve të UFAGJ-së;
  • Vizita të të punësuarëve në UFAGJ (pedagogëve, administratës, personelit mbështetës);
  • Vizita të familjarëve të të punësuarve në UFAGJ (pedagogëve, administratës, personelit mbështetës);
  • Referimet për nevoja të kujdesit shëndetësor që janë përtej fushës së praktikës për QSHU-në, referimet në shërbimet e kujdesit urgjent ose departamentet lokale të urgjencës.

 

Ambulanta e dytë, (Ambulanta “Shputa Diabetike” - ku pacienti është në qendër të veprimit, sipas projektit SMAHPC), planifikohen këto shërbime:

  • Vizitat e pacientëve me diabet, me ndryshime në shputë diabetike;
  • Trajtimi i ndryshimeve në shputën diabetike;
  • Edukimi i pacientëve diabetikë dhe familjarëve të tyre për;
  • Matjen e glikemisë;
  • Marrjen e insulinës;
  • Kujdesi higjienik ndaj shputës;
  • Ushqimi i shëndetshëm te diabetikët;
  • Udhëzime për rekreacion te diabetikët, etj.

Ambulanta e para dhe e dytë do të shërbejnë për edukimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, involvimin e tyre të drejtpërdrejtë për të fituar kompetencat e duhura për trajtimin e pacientit/klientit.

Planet afatmesme

Planifikohet të ngritet shërbimi ambulantorë emergjent për studentët në kampus, i udhëhequr nga studentët e mjekësisë, të cilët do të jenë të certifikuar për shërbime emergjente/paramedik. Ky shërbim emergjent do të ju ofrohet sipas nevojës së studentëve, stafit të kampusit të UFAGJ-së dhe të komunitetit, duke bashkëpunuar me Repartin e Zjarrëfikësve të qytetit të Gjakovës, me Policinë e Kosovës në Gjakovë, Kryqin e Kuq, për shërbimet e përbashkëta që mund t’u ofrojnë komunitetit. Studentët e certifikuar për reanimim dhe emergjenca do të ofrojnë shërbime shëndetësore në baza vullnetare, dhe do të mirret parasysh në evaluimin përfundimtarë të punës praktike të tyre.

Planifikohet të jipen shërbime specialistike për studentët, stafin dhe komunitetin në fusha specifike, në ato fusha që i kemi pedagogët e Fakultetit të Mjeksësisë, si në fushën e Ambientit, Higjienës, Pediatrisë, Sëmudjeve të brendshme, Reumatologjisë, Kardiologjisë, Kirurgjisë, Ortopedisë, Fizioterapisë etj. Do të caktohen oraret në ditët e punës klinike. Kjo do të ketë rol edukativ për studentët tanë, rol në fitimin dhe ngritjen e aftësive dhe përgjegjësive klinike. Do të ofrohen shërbimet klinike nga pedagogët tanë me ekspertizat e tyre. 

Partnerët tanë do të jenë: Zjarrëfikësit, Policia e Kosovës, Kryqi i Kuq.

 

Udhëheqësi i Qendrës Shëndetësore  Universitare (QSHU) të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Prof. Ass. Dr.  Faton T. Hoxha dr.sci.

 

Dokumente

Vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e akteve të përgjithshme normative mbi organizimin, mënyren e udhëheqjes së Qendrës Shëndetësore Universitare të UFAGJ - së 

Vendim për themelimin e Qendrës Shëndetsore Universitare të UFAGJ - së

tp-bottom