Misioni dhe Vizioni
Misioni
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është i përkushtuar të krijojë dije përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke nxitur entuziazmin studentor dhe promovuar integritetin akademik. Universiteti ofron përvoja akademike e hulumtuese duke bashkëpunuar me komunitetin dhe i kontribuon zhvillimit shoqëror e ekonomik të vendit dhe rajonit, përmes programeve unike dhe cilësore të studimit.
Visioni
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është institucion publik i arsimit të lartë që përmes zhvillimit dhe transformimit të vazhdueshëm ofron studime në shkenca humane dhe mjekësore, ku mësimdhënia, të nxënit dhe hulumtimi shkencor u përshtaten nevojave zhvillimore socio-ekonomike të shoqërisë.
Vlerat
- Tradita në arsim, mësimdhënie, traditë kulturore.
- Integriteti akademik dhe etika - garanton lirinë akademike, të shprehurit, hulumtimin dhe kërkimin shkencor.
- Transparencë dhe llogaridhënie - ndërtojmë marrëdhënie bazuar në transparencë, ndershmëri dhe respekt të ndërsjellët, në raportin mësimdhënie dhe mësimnxënie.
- Respekton barazinë mes gjinive, etnive, si dhe trajton pikëpamjet dhe kontributin e të gjithëve pa dallim.
- Marrim përgjegjësi për vendime dhe rezultate. Monitorojmë dhe rishikojmë performancën për të nxitur përmirësimin në punë.
- Bashkëpunimi dhe promovimi, partneritetet kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Orientimi drejt tregut të punës.
- Demokracia, princip kryesor dhe universal.
- Infrastrukturë moderne, hapësira të mjaftueshme dhe rekreative.
- UFAGJ është institucion fleksibil, inovator dhe i besueshëm duke ofruar shërbime të harmonizuara për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit.
Objektivat strategjike të UFAGJ 2021-2025:
- Fuqizim institucional e organizativ, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të nevojshme dhe ofrimit të tyre në zbatim të obligimeve të dala gjatë zbatimit të këtij dokumenti strategjik.
- Sigurim të cilësisë dhe integritetit akademik, duke analizuar dhe ndërlidhur programet me nevojat e shoqërisë;
- Programe cilësore, mësimdhënie dhe hulumtime shkencore, lehtësisht të kapshme dhe të dallueshme nga programet tjera ekzistuese.
- Ndërkombëtarizim dhe rrjetëzim, i universitetit dhe strukturave studentore me universitetet tjera në vend, rajon dhe më gjerë;
- Studentët dhe partneriteti me komunitet, shërbime efikase dhe të lehta për studentë, në partneritet me komunitetin;
- Infrastrukturë bashkëkohore dhe mjedis të përshtatshëm, si nevojë për përmbushje të zotimeve të marra nga ky dokument dhe dokumente tjera të UFAGJ