 
                                Dekani Kamberi dhe Profesori Gaxhiqi marrin pjesë në aktivitetin e radhës të projektit ndërkombëtar EDU4MIGRATION
Vejle - Danimarkë, 28 – 30 Tetor, 2025
Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi dhe Profesori universitar Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi nga Universiteti “Fehmi Agani” po marrin pjesë në aktivitetin e radhës në kuadër projektit ndërkombëtar Edu4Migration.
Ky aktivitet ka të bëjë me programin tre-ditor të trajnimit për trajnerë (Training of Trainers) të organizuar nga University College Lillbælt (UCL) në Vejle - Danimarkë, në kuadër të projektit ERASMUS+ “Edu4Migration”. Trajnimi përqendrohet në metodologji bashkëkohore mësimore që synojnë përmirësimin e edukimit në fushën e punës sociale me refugjatë dhe emigrantë, duke përfshirë: të mësuarit e bazuar në probleme (Problem-Based Learning), pyetjet Sokratike dhe debatet si metoda mësimore, si dhe didaktikën e bazuar në skenare (Scenario-Based Didactics).
Në kuadër të aktiviteteve, gjithashtu pjesëmarrësit nga Kosova, Shqipëria, Italia, Austria dhe Danimarka, u angazhuan në sesione intensive praktike, në punën grupore me studentët e Kolegjit Universitar UCL të Punës Sociale në Vejle, dhe ishin pjesëmarrës në prezantimin e përvojave dhe narracioneve të migrantëve në Danimarkë.
Projekti financohet nga Komisioni Evropian përmes programit ERASMUS + në Kosovë dhe përfshinë një partneritet të gjerë nga Kolegje, Institute dhe Universitete nga Kosova, Shqipëria, Danimarka, Italia dhe Austria. Në këtë projekt janë të përfshira institucione si: Kolegji AAB, International Business College Mitrovica, Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë, Institute for Research, Education, and Social Development, Universiteti i Tiranës, Universiteti Barleti, Kolegji Universitar LOGOS, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, UCL University College, Fachhochschule Salzburg, IULM University.
 
                                                                 
                                                                 
                                                                 
                                                                .jpg) 
                                                                .jpg) 
                                                                 
             
             
            