Njoftim për verifikimin e aplikacioneve - Konkursi për Sekretar të Përgjithshëm në UFAGJ
Njësia e burimeve njerëzore në Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë, pas përfundimit të verifikimit paraprak të aplikacioneve, nëse kandidatët i plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të posaçme, sipas shpalljes së konkursit Nr. 01/2700 datë: 09.12.2025, konstaton se kandidatë të cilët i plotësojnë kriteret për listën e ngushtë dhe që do të ftohen për fazat tjera të rekrutimit për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në UFAGJ, janë:
1. Ardian Mehemtaj
2. Linda Dula-Halilabazi
3. Nita Sina-Pruthi
4. Pellumbesha Gunga
KËSHILLË JURIDIKE: Kandidati i pakënaqur me procesin e rekrutimit, pas shpalljes së këtij njoftimi ka të drejtë ankese në Komisionin e Ankesave te Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, brenda tre (3) diteve nga dita e shpalljes së njoftimit mbi rezultatet e verifikimit paraprak të aplikacioneve.