Mundësi e veçantë për studentët: Apliko në Data Science Bootcamp & përfito bursë deri në 100%!

Mundësi e veçantë për studentët: Apliko në Data Science Bootcamp & përfito bursë deri në 100%!

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë i informon studentët e tij për mundësinë e aplikimit në Data Science Bootcamp, një program tre-mujor i fokusuar në shkencën e të dhënave (Data Science) dhe inteligjencën artificiale (Artificial Intelligence – AI).

Ky program përbën një mundësi të vlefshme për të rinjtë që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi praktike dhe të avancuara në fushat e teknologjisë, të zgjerojnë njohuritë e tyre profesionale dhe të përgatiten për mundësi të reja në tregun bashkëkohor të punës.

Çfarë ofron programi?

  • Bursë deri në 100% për studentët.

  • Program trajnimi me kohëzgjatje 3 muaj.

  • Zhvillim të pjesës më të madhe të trajnimit në format online.

  • Fokus në Data Science & Artificial Intelligence.

  • Program i licencuar nga CNM Ingenuity, SHBA.

Afatet e rëndësishme

  • Afati i aplikimit: 20 shtator 2026.

  • Fillimi i trajnimit: 1 tetor 2026.

Informata dhe aplikimi

Për më shumë informata rreth programit, kushteve të aplikimit dhe mënyrës së regjistrimit, ju ftojmë të vizitoni:

Data Science Programs – Makerspace Innovation Center Prizren

Mos e humbisni mundësinë për të investuar në njohuritë dhe aftësitë tuaja profesionale në fushat e së ardhmes!

tp-bottom