Prorektorja Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu mori pjesë në Edicionin XX Jubilar – Seminarin XX Ndërkombëtar të Albanologjisë

Prorektorja Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu mori pjesë në Edicionin XX Jubilar – Seminarin XX Ndërkombëtar të Albanologjisë

Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, mori pjesë në Seminarin XX Ndërkombëtar të Albanologjisë, të organizuar nga Universiteti i Tetovës, më 30 shtator 2026.

Edicioni XX Jubilar shënon njëzet edicione të një tradite të rëndësishme akademike e shkencore, që bashkon studiues, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit, shkencës dhe kulturës nga vendi, rajoni dhe diaspora, me fokus në gjuhën, letërsinë, historinë dhe kulturën shqiptare.

Në kuadër të këtij edicioni u organizua edhe Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor, ndërsa një nga ngjarjet e veçanta ishte promovimi i “Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe” (2025), si një vepër me rëndësi të veçantë për gjuhën dhe studimet shqiptare.

Me këtë rast, Prorektorja Doli-Kryeziu, në emër të menaxhmentit të Universitetit, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në hapësirën shqiptare, përmes projekteve të përbashkëta, mobilitetit akademik, kërkimit shkencor dhe shkëmbimit të përvojave.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje jubiliare akademike përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universitetit të Tetovës, si dhe institucioneve të tjera universitare e shkencore shqiptare në rajon.

Fotot e lajmit