Mbahet takimi i Bordit për Inovacion dhe Ndërmarrësi: Përgatitja për sfida të reja në fushën e Arsimit të Lartë

Mbahet takimi i Bordit për Inovacion dhe Ndërmarrësi: Përgatitja për sfida të reja në fushën e Arsimit të Lartë

Më datën 12.12.2023, u mbajt takimi i Bordit për Inovacion dhe Ndërmarrësi, një entitet i themeluar në vitin 2019 me vendim të Këshillit Drejtues dhe i cili ka një rol thelbësor në zhvillimin dhe përmirësimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë në kuadër të universitetit.

Takimin e hapi Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, duke e nisur me një fjalë hyrëse që theksoi rëndësinë dhe rolin e këtij bordi për mbarëvajtjen e universitetit tonë.

Rektori Bunjaku përshëndeti pjesëmarrësit dhe bëri një vlerësim të përgjithshëm të kontributit të bordit në kohën e tij të funksionimit. Ai theksoi rëndësinë e mbledhjes së sotme për plotësimin e bordit me anëtar të rinj. Mbledhja ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e kapaciteteve të bordit.

Pas fjalës së Rektorit, Prorektori Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku mori fjalën për të diskutuar rolin dhe rëndësinë e pjesës së bordit në procesin e akreditimit. Prorektori Boshnjaku theksoi lidhjen e ngushtë të bordit me institucionin dhe nevojën për të përmbushur rregullat dhe standardet e vendosura që nga viti 2019.

Diskutimi vazhdoi me theksimin e institucionit si një entitet i shenjtë që prodhon dije dhe njohuri. Synimi i takimit ishte implementimi i rregullave të filluara që nga viti 2019, duke krijuar një bord të përgjithshëm që do të përfshijë një grup të gjerë të përfshirë në procesin e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Pjesë e këtij procesi është edhe kritika pozitive, e cila do të sjellë përmirësime dhe avancime. Gjithashtu u theksua nevoja për një qëndrim proaktiv nga universiteti në përgjithësi, duke reflektuar në përshtatshmërinë e programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës.

Të pranishmit, përfshirë dy ish-rektorët Prof. Dr. Bajram Nuraj (rektor themelues) dhe Prof. Dr. Hasan Mujaj, së bashku me profesorët e tjerë të universitetit, theksuan rëndësinë e mbajtjes së takimeve të rregullta për të përqendruar dhe angazhuar për ngritjen e cilësisë së studimeve. Diskutimet përfshinë edhe planifikimin e procesit të mbajtjes së bordit në të ardhmen.

Më pas u diskutua rreth rolit dhe rëndësisë së aktivizimit të Fakultetit të Shkencave Aplikative dhe nevojën e madhe të tregut të punës për profile që ndërlidhjen me sektorin e Informatikës Inxhinierike.  Të gjithë ishin të mendimit që Menaxhmenti duhet të ketë fokus më të madh që të përgatitet një program studimi për Informatikën Inxhinierike gjatë fazës së ardhshme të akreditimit. Kjo do të mundësoj hapjen e dyer të reja. Ndër tjerash u diskutua edhe për programe të tjera që ndërlidhen me mjekësinë si turizmi shëndetësor dhe mbrojtja e mjedisit dhe energjia.

Për fund u zhvillua një votim ku të gjithë pjesëmarrësit zgjodhën z. Behar Ferizi nga Oda Ekonomike si kryesues të Bordit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Kjo zgjedhje shënon një hap të rëndësishëm drejt vazhdimit të punës së bordit për të përmirësuar dhe zgjeruar fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë në universitet.

Fotot e lajmit

tp-bottom