Trajnim Ekskluziv “Foundations of AI & Machine Learning” nga BONEVET për Liderët e Ardhshëm të Teknologjisë

Trajnim Ekskluziv “Foundations of AI & Machine Learning” nga BONEVET për Liderët e Ardhshëm të Teknologjisë

BONEVET mban trajnim me studentet e Universitetit “Fehmi Agani’ në Gjakovë, specifikisht me studentët e Informatikes Inxhinierike. Ky trajnim është i dizajnuar për pjesëmarrës pa përvojë të mëparshme në Inteligjencë Artificiale dhe nuk kërkon njohuri në programim. Qëllimi i këtij trajnimi është të ofrojë një bazë të fortë në konceptet kryesore të IA-së, aplikimet praktike dhe rastet e përdorimit në industri të ndryshme. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të njihen me terma si Prompt Engineering, Machine Learning, bazat e IA, të shpjeguar në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme.

Trajnimi bazohet në mësim praktik përmes ushtrimeve no-code, të integruara përgjatë gjithë programit. Si projekt final, pjesëmarrësit do të zhvillojnë dhe testojnë një zgjidhje të Inteligjencës Artificiale për një problem real, duke fituar përvojë praktike me mjete dhe platforma pa kodim.

Pjesëmarrësit nga ky trajnim do të fitojnë:

• Inxhinieria e kërkesave: Aplikimi i prompt engineering për punë efektive me modele si ChatGPT.
• Modelet e kërkesave: Përdorimi i prompt patterns për të shfrytëzuar potencialin e plotë të AI.
• Zbatimi praktik: Krijimi i aplikacioneve komplekse për jetën, biznesin dhe edukimin.
• Machine Learning: Kuptimi i bazave se si modelet analizojnë të dhënat.
• AI Engineering: Integrimi dhe inxhinierimi i zgjidhjeve me inteligjencë artificiale.

 

Vlen të përmendet se tema e këtij trajnimi është pjesë e planprogramit tës tudimeve dhe do është lëndë në semestrin e V te drejtimi Informatikë Inxhinerike.  

Fotot e lajmit

tp-bottom