Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë viziton Kompaninë Rronifer
Me datë 20.02.2026, Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë realizoi një vizitë në Kompaninë Rronifer në Gjakovë, me qëllim shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në funksion të studentëve të programit Informatikë Inxhinierike.
Gjatë vizitës, Rektori pati mundësinë të njihet nga afër me infrastrukturën dhe teknologjinë bashkëkohore që përdor kompania, e cila aktualisht konsiderohet ndër kompanitë me teknologjinë më moderne në fushën e saj.
Rektori u prit nga përfaqësues të kompanisë, të cilët shprehën gatishmërinë për të mbështetur studentët e këtij programi në çdo nevojë profesionale apo teknike që mund të paraqitet gjatë rrugëtimit të tyre akademik dhe profesional.
Ata theksuan se tashmë tre studentë të programit Informatikë Inxhinierike kanë filluar punën praktike në këtë kompani, duke e konsideruar këtë si një hap konkret drejt forcimit të lidhjes ndërmjet arsimit dhe industrisë.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit dhe industrisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së përgatitjes profesionale të studentëve dhe duke mundësuar kyçjen e menjëhershme të studentëve në tregun e punës.