Dekanja zhvillon takime me stafin akademik për analizën e vlerësimit të lëndëve nga studentët
Dekanja e Fakultetit të Shkencave Aplikative, Prof. Dr. Sindorela Doli Kryeziu, në kuadër të aktiviteteve për mbikëqyrjen e ecurisë së programit Informatikë Inxhinierike, ka zhvilluar takime me secilin anëtar të stafit akademik të Fakultetit.
Këto takime kishin për qëllim diskutimin e raportit të vlerësimit të ligjëratave dhe ushtrimeve nga studentët për semestrin dimëror të vitit akademik 2025/2026. Gjatë diskutimeve, dekanja trajtoi me secilin anëtar të stafit akademik, mbarvajtjen e procesit mësimor, vështirësitë e hasura gjatë semestrit, si dhe analizoi rekomandimet për përmirësim të paraqitura nga studentët përmes pyetësorëve të plotësuar.
Qëllimi i këtyre takimeve është rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe përmirësimi i vazhdueshëm i procesit akademik, në përputhje me nevojat dhe pritjet e studentëve.