Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie
Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie (QDPM ) përkrahë zhvillimin profesional dhe akademik të stafit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, duke ofruar shërbime të avancuara për një sistemit të qëndrueshëm, të transformuar dhe të përsosur të mësimdhënies, hulumitmit dhe udhëheqjes.
Puna e QDPM mbështete në nevojat dhe planet individuale të personelit akademik si dhe në nevojat dhe planet e personelit të ri akademik. Përmes zbatimit të filozofisë së të mësuarit gjatë gjithë jetës, shërbimet e QDPM kanë synim avancimin e kompetencave në fushën e mësimdhënies, kurrikulës, udhëheqjes, përgatitjen e materialeve didaktike, përdorimin e paisjeve, e-mësimin, programeve extrakurrikulare, mësimdhënien e lidhur me hulumtimin shkencor si dhe lidhjes së mësimit dhe hulumtimit me punën në komunitet.
Funksionimi i QDPM mbështete në rregulloren e saj. Struktura funksionale e QDPM në harmoni me kërkesat e personelit dhe nevojat e Universiteti orientojnë aktivitetet vjetore për të mbështetur përsosmërinë e mësimdhënies. Qendra, për përgatitjet e vitit të ri akademik ka organizuar në bashkëpunim me menaxhemntitn e universitetit, trajnimin tre ditor për stafin e ri akademik. Gjithashtu mbështetur në nevojat e asistentëve të ri të programit të Infermierisë është realizuar trajnimi tre ditor me qëllim të përgatitjes së asisstentëve në punën praktike të tyre.
Aktivitetet e QDPM do të vazhdojnë sipas planit të punës.
AKTIVITETET:
Procesverbal i takimit te bordit te QDPM dhe Menaxhmentit - 19.10.2021
Raporti përshkrues së punës së studentëve tutor
Procesverbal nga mbledhja e Bordit të QDPM, mbajtur me 16.02.2021, në ora 13.30
Raport i trajnimit përgatitor të stafit të ri akademik 2021/2022
Procesverbal i mbledhjes 12.01.2021
Raport rreth mbarëvajtjes së trajnimit “Metodologjia hulumtuese’’
Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie (QDPM ) dhe departamenti i Infermierisë organizuan trajnimin për asistentët e rinjë pnë zhvillimin e praktikave profesionale
“Universiteti “Fehmi Agani” përgatit personelin e ri akademik për vitin e ri akademik, me konceptet e cilësisë së mësimdhënies, hulumtimit shkencor dhe menaxhimit.”
QUADIC
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CARITAS-in Zviceran
Ligjëratë nga studiuesi Prof. Dr. Anton N. Berisha
----------------------------------------------------------------
DOKUMENTE
Qendra Didaktike për Përsosmëri dhe Mësimdhënie - Plani trevjeçar (2023 - 2026)
Qendra Didaktike për Përsosmëri dhe Mësimdhënie - Plani trevjeçar (2020 - 2023)
Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të KD të UFAGJ - së nr. 05/1493 të datës 09/10/2019
Vendim për themelimin e Qendrës Didaktike në UFAGJ