Shtëpia Botuese

Shtëpia Botuese e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” zhvillon veprimtarinë e vet si njësi në kuadër të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, e themeluar me vendim të Këshillit Drejtues.

Shtëpia Botuese ka zyrën për zhvillimin e veprimtarisë botuese në kuadër të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Veprimtaria e Shtëpisë Botuese të UFAGJ –së përfshin botimin e veprave të propozuara nga Këshilli I Fakultetit dhe botimin e revistës shkencore të Universitetit.

Në kuadër të botimeve përfshihen veprat që janë të parapara në programin e punës dhe veprimtarisë të njësive akademike.

Botimet e veçanta përfshijnë monografitë, përmbledhjet e kumtesave të konferencave, tryeza shkencore dhe të aktiviteteve të tjera shkencore e artistike.

Propozimet për botim I paraqesin njësitë akademike (pasi t’i kenë përfunduar procedurat e nevojshme) te Këshilli Botues, I cili pastaj ia përcjell Senatit. Këshilli Drejtues aprovon shpenzimet e botimit pas miratimit në Senat.

Plani botues i aprovuar nga Këshilli I Fakultetit të njësive akademike I dorëzohet Këshillit Botues deri në fund të muajit qershor të vitit pararendës.                         

Shtëpia Botuese e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, pas vlerësimit të njësive akademike, boton vepra shkencore dhe artistike të autorëve/profesorëve të vet dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm:

  1. Boton tekste universitare;
  2. Vepra artistike nga letërsia, muzika dhe artet pamore;
  3. Monografi shkencore dhe artistike;
  4. Përmbledhje kumtesash nga aktitivetet shkencore e artistike
  5. Revista shkencore të Universitetit dhe njësive akademike, buletine, vjetarë dhe periodikë të veçantë;
  6. Përmbledhje të rezultateve të projekteve dhe hulumtimeve shkencore

Shtëpia Botuese e Universitetit të Gjakovës “ Fehmi Agani” realizon dhe botime që dalin nga bashkëpunimi shkencor dhe artistic me Universitete të tjera ose me institucione shkencore e artistike Brenda dhe jashtë vendit.

Më qellim të promovimit dhe shperndarjës se botimeve, UFGJA ua ndan pa kompensim nga një kopje të çdo botimi:

  • Të gjithë profesorëve të njësisë nga vjen autori, Rektoratit të Universitetit, Këshillit Drejtues, Dekanëve të Fakulteteve
  • 10 kopje Bibliotekës së Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”
  • 3 kopje Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e Teknologjisë
  • 3 kopje Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve
  • 3 kopje Bibliotekës Universitare të Kosovës
  • 5 kopje Bibliotekës Kombëtare të Kosovës sipas ligjit në fuqi
  • 3 kopje Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë
  • 2 kopje Bibliotekës së Institutit Albanologjik të Prishtinës
  • 2 kopje Bibliotekës së Institutit të Historisë të Kosovës dhe
  • 2 kopje Bibliotekave përkatëse të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës


Me kërkesën e institucioneve ose individëve të interesuar, me lejim të Këshillit Botues mund të jepen pa kompensim botimet e Shtëpisë Botuese.

Këtyre botimeve u vihet vula “Dhuratë” e Shtëpisë Botuese të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.


Botimet e vitit 2020


Botimet e vitit 2021

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Vendim për emërimin e Këshillit Botues të UFAGJ-së

Vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e Rregullores për Shtëpinë Botuese të UFAGJ-së

Vendim për themelimin e Shtëpisë Botuese në UFAGJ

Rregullore për Shtëpinë Botuese

Formular aplikimi për Këshillin Botues

 

tp-bottom