Sindikata
Të punësuarit në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” më 11.10.2019 mbajtën Kuvendin Zgjedhor të Sindikatës ku u zgjodhën strukturat iniciuese me ç’rast u bë edhe anëtarësimi në SBASHK dhe në SUSHK. Të pranishëm në mbledhje ishin 22 të punësuar të rregullt në UFAGJ. Denis Spahija u zgjodh kryetar i Këshillit Inicues, nënkryetar Shefqet Mulliqi dhe anëtarë Shqipe Husaj, Arben Boshnjaku, Abedin Sadria, Petrit Duraj dhe Gentiana Muhaxhiri. Punimet e Kuvendit Inicues u bënë në prani të kryetarit të SBASHK, z. Rrahman Jasharit, zyrtarit ligjor të SBASHK, z. Blendor Shatri dhe Kryetari i Sindikatave të universiteteve të Kosovës, z. Bardh Bardhi. Anëtarësimi bëhet në mënyrë vullnetare.