Qendra Universitare për Këshillime Psiko-sociale
Qendra Universitare për Këshillime Psikosociale ofron mbështetje për ngritjen e mirëqenies psikologjike dhe sociale të studentëve të Universitetit “Fehmi Agani” në realizimin e plotë të potencialit dhe resurseve të tyre për arritjen e qëllimeve sa më të larta akademike dhe personale. Qendra është e hapur edhe për pjesëtarët e gjithë stafit të cilët kanë nevojë për mbështetje dhe këshilla psikosociale gjatë angazhimit të tyre akademik dhe administrative, studentëve të UFAGj-së si dhe për të gjithë pjesëtarët e komunitetit dhe familjeve në nevojë.
Shërbimet e qendrës tonë janë:
- Këshillime psikologjike individuale dhe grupore për të gjithë ata që përjetojnë,
- probleme në të mësuar dhe në punë që ndërlidhen me vështirësitë emocionale si ankthi, depresioni, apo stresi post traumatic,
- Përjetimi i situatave të krizës emocionale,
- Vetëbesimit të ulët,
- Konflikteve dhe problemeve ndërpersonale me të tjerët,
- Vështirësi në marrjen e vendimeve,
- Mbështetje psikosociale për rastet dhe familjet në nevojë të komunitetit,
- Trajnime psiko-edukative me temat: menaxhimi i ankthit dhe stresit, vetërregullimi emocional, vetëkujdesi, shkathtësitë e jetës, trajnime për meditim dhe njëmendësi etj,
- Realizimin e hulumtimeve që do të shërbejnë për ofrimin e shërbimeve psikosociale të përshtatshme me baza kulturore dhe të bazuara në fakte.
Kjo qendër gjithashtu do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha organizatat dhe akterët në fushën psikosociale me bazë në komunitet me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe arritjes së shërbimeve tona tek të gjithë pjesëtarët e komunitetit.
Udhëheqëse e Qendrës
Ass. Emirëjeta Kumnova Hoxha
Psikologe klinike