Misioni dhe Vizioni

Misioni

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është i përkushtuar të krijojë dije përmes metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke nxitur entuziazmin studentor dhe promovuar integritetin akademik. Universiteti ofron përvoja akademike e hulumtuese duke bashkëpunuar me komunitetin dhe i kontribuon zhvillimit shoqëror e ekonomik të vendit dhe rajonit, përmes programeve unike dhe cilësore të studimit.


Visioni

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është institucion publik i arsimit të lartë që përmes zhvillimit dhe transformimit të vazhdueshëm ofron studime në shkenca humane dhe mjekësore, ku mësimdhënia, të nxënit dhe hulumtimi shkencor u përshtaten nevojave zhvillimore socio-ekonomike të shoqërisë.


Vlerat

  • Tradita në arsim, mësimdhënie, traditë kulturore.  
  • Integriteti akademik dhe etika - garanton lirinë akademike, të shprehurit, hulumtimin dhe kërkimin shkencor.  
  • Transparencë dhe llogaridhënie - ndërtojmë marrëdhënie bazuar në transparencë, ndershmëri dhe respekt të ndërsjellët, në raportin mësimdhënie dhe mësimnxënie. 
  • Respekton barazinë mes gjinive, etnive, si dhe trajton pikëpamjet dhe kontributin e të gjithëve pa dallim.  
  • Marrim përgjegjësi për vendime dhe rezultate. Monitorojmë dhe rishikojmë performancën për të nxitur përmirësimin në punë. 
  • Bashkëpunimi dhe promovimi, partneritetet kombëtare dhe ndërkombëtare. 
  • Orientimi drejt tregut të punës. 
  • Demokracia, princip kryesor dhe universal. 
  • Infrastrukturë moderne, hapësira të mjaftueshme dhe rekreative. 
  • UFAGJ është institucion fleksibil, inovator dhe i besueshëm duke ofruar shërbime të harmonizuara për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënit. 
     

Objektivat strategjike të UFAGJ 2021-2025:

  • Fuqizim institucional e organizativ, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të nevojshme dhe ofrimit të tyre në zbatim të obligimeve të dala gjatë zbatimit të këtij dokumenti strategjik.  
  • Sigurim të cilësisë dhe integritetit akademik, duke analizuar dhe ndërlidhur programet me nevojat e shoqërisë; 
  • Programe cilësore, mësimdhënie dhe hulumtime shkencore, lehtësisht të kapshme dhe të dallueshme nga programet tjera ekzistuese. 
  • Ndërkombëtarizim dhe rrjetëzim, i universitetit dhe strukturave studentore me universitetet tjera në vend, rajon dhe më gjerë; 
  • Studentët dhe partneriteti me komunitet, shërbime efikase dhe të lehta për studentë, në partneritet me komunitetin; 
  • Infrastrukturë bashkëkohore dhe mjedis të përshtatshëm, si nevojë për përmbushje të zotimeve të marra nga ky dokument dhe dokumente tjera të UFAGJ

 

tp-bottom