
Njoftim mbi paraqitjen e provimeve në afatin e Shtatorit 2025 -2
Njoftohen studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë se në mbledhjen e Senatit të mbajtur me dt. 24.09.2024 është marrë vendim që të lejohet afati i Shtatorit -2 dhe që studentët të kenë të drejtë të paraqesin deri në dy provime.
Provimet e dhëna do të llogariten për kusht për regjistrimin e vitit pasues.
Bazuar në këtë, për paraqitjen e provimeve në afatin e Shtatorit 2025 -2, SMU do jetë e hapur nga data 02 - 05 Tetor 2025. Ndërsa, provimet mbahen nga data 6 Tetor - 11 Tetor 2025 sipas orarit të përpiluar nëpër fakultetet përkatëse.
Jashtë kësaj periudhe, studentëve nuk ju lejohet paraqitja e provimeve, pasi që sistemi mbyllet automatikisht.
Manuali i përdorimit të SMU për studentë mund të shkarkohet në këtë link.