Hapet thirrja për AI4Youth Regional Hackathons për të rinjtë 15–29 vjeç

Hapet thirrja për AI4Youth Regional Hackathons për të rinjtë 15–29 vjeç

The Foundation House (ish Ipko Foundation) ka hapur thirrjen për AI4Youth Regional Hackathons, një program praktik që synon përfshirjen e të rinjve të moshës 15–29 vjeç në zhvillimin e aftësive në Inteligjencë Artificiale (AI), inovacion digjital dhe zgjidhje për energjinë e gjelbër. Thirrja është e hapur për të rinjtë nga Gjilani, Lipjani, Prizreni, Gjakova dhe Prishtina.

Përmes hackathoneve rajonale, pjesëmarrësit do të:

  • fitojnë përvojë praktike në përdorimin e AI-së

  • punojnë në ekipe për të zhvilluar zgjidhje konkrete në fusha si green energy, civic tech dhe inovacion digjital

  • përfitojnë mentorim nga ekspertë të fushës

  • zhvillojnë prototipe funksionale
     

Pas përfundimit të hackathoneve, ekipet e përzgjedhura do të vazhdojnë në një fazë mentorimi dhe inkubimi pas-hackathon, me fokus në avancimin e ideve dhe aftësive teknike.

Formulari i aplikimit

I inkurajojmë të gjithë studentët të aplikojnë, veçanërisht ata që kanë interes në teknologji, inovacion dhe zgjidhje praktike.

tp-bottom