Prof. Ass. Dr.Kaltrina Kusari

Prof. Ass. Dr.Kaltrina Kusari

Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore

Punimet shkencore të publikuara në platformat Scopus dhe Web of Science.
Titulli i punimit Viti Autorësia Linku

Kaltrina Kusari ka përfunduar doktoraturën në Fakultetin e Punës Sociale, prane Universitetit të Calgary. Ajo mban titullin Profesor Asistent në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Gjakovës.

Lëndët që ligjeron përqëndrohen në rolin e punës sociale në zhvillin familjar, social, dhe në edukim.

Duke i qëndruar besnike angazhimit të saj për drejtësinë sociale, ajo e ka bazuar punën e saj në përvojat e popullatave të margjinalizuara migrante. Hulumtimi i saj i fundit është fokusuar në përvojat e grave migrante të kthyera në Kosovë, me qëllim të nxjerrjes në pah të zërave të një popullate migrante kryesisht të fshehur.

Duke vënë në përdorim gjetjet e saj, ajo ka shërbyer si pjesë e ekipeve konsulente për Terres des Hommes, Care International Kosovo, Save the Children dhe Action Duchenne.

Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në projekte kërkimore që eksplorojnë përvojat e refugjatëve në Kanada, të pastrehët dhe pasigurinë e strehimit tek emigrantët në Calgary; edukimi financiar tek migrantëve të moshuar në Kanada; dhe ndërlikimet e lidhjes ndërmjet imigrimit dhe aftësisë së kufizuar.

tp-bottom