U mbajt mbledhja e Bordit Këshillëdhënës Industrial të Fakultetit të Shkencave Aplikative

U mbajt mbledhja e Bordit Këshillëdhënës Industrial të Fakultetit të Shkencave Aplikative

Më datë 19 shkurt 2026 u zhvillua mbledhja online e Bordit Këshillëdhënës Industrial të Fakultetit të Shkencave Aplikative.  Mbledhja u drejtua nga U.D. Dekanja e Fakultetit Prof. Dr. Sindorela Doli Kryeziu dhe u diskutuan çështje kyçe për zhvillimin dhe planifikimin e Fakultetit.

Pjesëmarrës në takim ishin:

  • Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Rektor dhe bartës i programit
  • Prof. Dr. Sindorela Doli Kryeziu, U.D. Dekane e Fakultetit të Shkencave Aplikative
  • Fatos Stavileci – Ati-Kos
  • Arber Bakija – BBros L.L.C
  • Arianit Krypa – Kibernetika Sh.p.k
  • Valon Gecaj – Vorbulla Sh.p.k
  • Hasan Krasniqi – KRU Gjakova
  • Qëndresa Bardhoshi – Zyra për Sigurimin e Cilësisë

 

Pikat e rendit të ditës që u diskutuan ishin:

  1. Zgjedhja e kryesuesit dhe zv. kryesuesit të Bordit Këshillëdhënës për Ndërmarrësi
  2. Ecuria e semestrit të parë
  3. Planifikimet dhe aktivitetet e semestrit të dytë
  4. Procesi “Follow-up” i akreditimit të programit Informatika Inxhinierike
  5. Të ndryshme

Gjatë mbledhjes u diskutuan rezultatet e semestrit të parë dhe u paraqit plani për aktivitetet e semestrit të dytë. Po ashtu, u shqyrtua progresi i procesit të Follow-up-it të akreditimit të programit Informatika Inxhinierike.

U shpreh gatishmëria e lartë e përfaqësuesve të industrisë për të bashkëpunuar në çdo kohë dhe për të ndihmuar në të mirë të studentëve, duke ofruar mentorim, praktika profesionale, projekte të përbashkëta dhe mbështetje në zhvillimin e aftësive praktike. Ky angazhim i industrisë përforcon lidhjen mes Fakultetit dhe tregut të punës, duke krijuar mundësi reale për studentët që të jenë gati për sfidat profesionale të së ardhmes.

 

Article Gallery

tp-bottom