Trajnim Orientimi në Karrierë - Gjakovë
Instituti EDUTASK, në kuadër të projektit “StartLab350” financuar nga BOOST Balkans, ALDA Balkans dhe AFD(Agjencia Franceze e Zhvillimit), ju fton të aplikoni për pjesëmarrje në trajnimin “Orientimi në Karrierë”. Pjesëmarrësit pas trajnimit "Orientimi në Karrierë" do të vazhdojnë rrugëtimin, ku do të ndjekin trajnimin në Ndërmarrësi, pastaj Laboratorin e Inovacionit dhe Forumin Kombëtar të Rinisë.
🔎 Qëllimi i trajnimit është të fuqizojë rininë e Gjakovës duke u ofruar njohuri, mjete praktike dhe vetëbesim për të eksploruar dhe ndërtuar rrugëtimin e tyre profesional, si dhe për të marrë vendime të informuara rreth karrierës.
🌍 Programi mbulon gjashtë shtylla kryesore të zhvillimit të karrierës:
• Vetë-Zbulimi: Ndihmon pjesëmarrësit të eksplorojnë interesat, pikat e forta dhe aspiratat për një kuptim më të thellë të vetes dhe karrierës.
• Planifikimi: Ofron aftësi thelbësore për vendosjen e qëllimeve, vendimmarrjen, menaxhimin e kohës dhe rrjetëzimin.
• Mendimi Kritik: Nxit aftësitë për të vlerësuar informacionin dhe për të marrë vendime të informuara për karrierën.
• Strategjitë e Kërkimit të Punës: Mëson strategji për kërkimin e punës, shkrimin e rezymeve dhe përgatitjen e intervistave.
• Të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës: Thekson rëndësinë e mësimit të vazhdueshëm dhe përshtatshmërisë në mjedisin dinamik të punës.
• Zhvillimi i Karrierës së qëndrueshme: Siguron udhëzime për kapërcimin e pengesave dhe menaxhimin e tranzicioneve në karrierë.
📲 Mundësi aplikimi: 16-25 vjeç
🗓️ Data e trajnimit: 4,5,6 Maj 2026
📍 Vendi: Gjakovë, Universiteti "Fehmi Agani", Fakulteti i Edukimit, Salla 0
⏰ Ora: 10:00-14:00
💸 Trajnimi është falas
🗓️ Afati i fundit për aplikim: 3 Maj 2026
Për ndihmë dhe informacione shtesë, ju lutem na kontaktoni në e-mail [email protected] ose telefononi në +383 49 777 628
📜 Të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen në fund të trajnimit.